Friday, May 15, 2020

Shteti shqiptar vjedh qytetaret e tij

oshee.jpg

Vjedhja e vitit!
Megjithëse qytetarëve iu premtua se faturimi për muajin prill do të bëhej bazuar në konsumin e energjisë një vit më parë, faturat për shumicën kanë ardhur deri dyfish apo edhe më shumë.
Në kushtet kur vendet e punës, bizneset dhe mundësitë për të ardhura u mbyllën, qeveria jo vetëm që nuk ndihmon por vjedh qytetarët.
E njëjta situatë paraqitet edhe me faturat e ujit.
Kjo është e papranueshme!
Nisma #Thurje

Diktatura e Edi Rames ne Shqiperi

rtv-ora-news.jpg

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor kërkon mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora. Një ditë pas gjobitjes në mënyrë të paprecedentë me 20 milionë lekë ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora. Për herë të parë pas 30 vitesh demokraci kerkohet te mbyllet sinjali i nje televizioni pasi vendosi në mënyrë arbitrare dy gjoba ndaj emisioneve në Televizionin Ora.